Këshilli rinor Evropian i Republikës së Kosovës, nesër nga ora 11 do të mbajnë konventën e parë të të rinjve në Kosovë, në të cilën synohen të miratohen tri rezoluta për rini drejtuar Kuvendit dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës.
Konventa “Evropianet e rinj” e cila do të mbahet në qytetin e Prishtinës, do të marrin pjesë 1,800 të rinj për tri ditë sa do të zgjasin punimet e kësaj konvente, raporton Llapi.info.
Alban Durmishi, Sekretar Gjeneral i Këshillit Rinorë Evropian dhe Kryetar i Asamblesë Rinore në qytetin e Podujevës, i cili do të marrë pjese në këtë konventë ka thënë se “Me miratimin e tri rezolutave në këtë konventë, te rinjve në Kosovë do tu mundësohet përkrahje në anëtarësim në organizata ndërkombëtare, shkuarja ne misione dhe nisma ndërkombëtare me përkrahje të Qeveris se Kosovës si dhe tu rregullohet një infrastrukturë e mirë e të jetuarit”./Llapi.info