Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka bërë me dije se koalicioni qeverisës i ka votat e mjaftueshme në Kuvend për ta ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Veliu në një intervistë për gazetën “Epokën e re” ka thënë se në rast se merret një rrugë tjetër, e ardhmja e Kosovës mund të jetë e rrezikuar.

Sipas tij, Kosova mund të humbë përkrahjen e miqve dhe mundësitë e mëdha që i janë hapur.

Veliu i ka bërë thirrje opozitës të jetë konstruktive në proceset që janë me interes për Kosovën dhe t’i lë anash inatet dhe interesat e ngushta për pushtet.