Një person i dyshuar mashkull K-Shqiptar është arrestuar dje në fshatin Peran, komuna e Podujevës, njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, përcjell Llapi.info.
Policia njofton se i dyshuari është arrestuar në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
I arrestuar është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./Llapi.info