Komuna e Podujevës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se në bazë të evidencës kadastrale të Komunës së Podujevës, objekti i Burgut të Sigurisë së Lartë ndodhet në zonën kadastrale të fshatit Gërdoc, e jo në fshatin Dyz, siç paraqitet në disa raste në media, transmeton Llapi.info.

Në njoftimin e komunës thuhet se ky njoftim është bërë me kërkesën e banorëve të fshatit Gërdoc./Llapi.info

Lexoni komunikatën e plotë të komunës së Podujevës:

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit dhe duke pasur parasysh faktin se mediat, kur i referohen Burgut të Sigurisë së Lartë, në disa raste bëjnë shkarje rreth vendndodhjes së këtij institucioni, e shohim të udhës të bëjmë këtë sqarim.

Në bazë të evidencës kadastrale të Komunës së Podujevës, objekti i Burgut të Sigurisë së Lartë ndodhet në zonën kadastrale të fshatit Gërdoc (e jo në fshatin Dyz, siç paraqitet në disa raste në media).  

Sqarimin e bëjmë me kërkesën e banorëve të fshatit Gërdoc.