Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje pronësore janë rrahur në mes veti dje në mesditë në fshatin Murgull të Podujevës, njofton Llapi.info.
Lajmi është bërë i ditur në Raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, katër personat që janë rrahur mes vete kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./Llapi.info