Ilir Blakqori, njëri nga lojëtarët më të mirë të Llapit ka arritur marrëveshje me Partizanin e Tiranës, njofton Llapi.info. Lajmi është konfirmuar nga vetë Blakqori.

“Dje (e mërkurë) kam arritur marrëveshje me Partizanin dhe tani e tutje do të jem pjesë e këtij klubi të madh në Shqipëri. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj se do të japë më të mirën për klubin e ri, dhe t’ua arsyetojë të gjithëve besimin që patën në mua”, ka thënë Blakqori për “GazetaOlle.com”, përcjell Llapi.info.

Ai nuk harroi të falënderojë edhe Llapin, për kohët e kaluara në këtë klub.

Iliri në sezonin e fundit shënoi pesë gola, dhe kontribuoi me shumë asiste. Ai luante si mbrojtës i majtë, por shumë herë aktivizohej edhe si lojtar ofansiv.

Në Superligë, për edicionin që lam pas, ishte ndër më të dalluarit./Llapi.info

blakkk