Një ndër lojtarët që ka spikatur në këtë edicion të Superligës së Kosovës në futboll, është edhe mesfushori i Llapit, Hamdi Namani.
Nën dirigjimin e tij në repartin e mesfushës, skuadra e Llapit në këtë edicion, në shumë ndeshje i ka bërë të lumtur tifozët llapjan ‘Legjendat’.
Lojtari i njohur si ‘Lumi’ është lojtar i lirë dhe sipas tij, ka shumë pak gjasa që ta vazhdojë karrierën te Llapi. “Jam lojtar i lirë dhe i hapur për oferta. Ka shumë pak gjasa që të vazhdojë me Llapin”, ka thënë Hamdi Namani për Gazetaolle.com.
21-vjeçari me fizik të jashtëzakonshëm prej sportisti, synon që të bëjë karrierë edhe jashtë Kosovës.
Kujtojmë se Namani është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-21. Nga Llapi ditë më parë ka paralajmëruar largimin edhe kapiteni Benjamin Emini. /Olle