Banjot dhe pjesa ku xhemati marin abdes në xhamin e fshatit Orllan të Podujevës janë në gjendje të mjerueshme. Papastërtia është ajo e cila mbizotëron më së shumti në këto pjesë të kësaj xhamie, njofton Llapi.info.
Një lexues i portalit Llapi.info ka dërguar disa fotografi në të cilat shihet gjendja që është krijuar në banjot e xhamisë së Orllanit.
Lexuesi ka shprehur keqardhje për këtë gjendje, duke thënë se imami i xhamisë mund të angazhojë dikë për pastrimin në tërësi të xhamisë. Ai ka thënë se kjo gjendje e mjerueshme në këtë xhami është që moti.
Llapi.info u sjell fotografitë që e pasqyrojnë gjendjen e banjove në xhamin e fshatit Orllan./Llapi.info