Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur personat që janë arrestuar për shkak të mosmarrëveshjes që ka ndodhur mbrënë në fshatin Sllatinë të Podujevës, njofton Llapi.info.
Rasti në polici është cilësuar si vrasje e rëndë dhe lidhur me këtë rast janë arrestuar shtatë persona të dyshuar, pesë nga ta:
- E. I, mashkull , 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
- B.L, mashkull , 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
- E.I, mashkull , 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
- A.L, mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
- L.L, mashkull , 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrat e mbajtjes, ndërkohë që dy personat e tjerë të dyshuar, që po ashtu janë nën masën e arrestit policor
- R. L, mashkull , 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
- Xh.I, mashkull , 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, po vazhdojnë tretmanin mjekësor në QKUK.
“Në bazë të hetimit preliminar dyshohet që një mosmarrëveshje paraprake mes dy familjeve ka qenë motiv që ka quar deri te ky rast, megjithatë hetuesit policor duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, njofton policia.
Si rezultat i kësaj mosmarrëveshje, S.L. 64-vjeçar ka ndërruar jetë në QKUK./Llapi.info