Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Maloku, ka reaguar ndaj shkrimit të portalit Llapi.info Mbi 14 mijë euro të hyrat vjetore të Avni Malokut (Dokument) duke thënë se paga e dytë është e bashkëshortes dhe jo e tij, njofton Llapi.info.
Përmes një telefonate, Maloku ka thënë se paga e dytë është pagë e bashkëshortes që e merr nga puna në shkollën e Bradashit.
“Nuk janë 14 mijë euro pagë mujore e imja në vit. Paga e dytë është pagë e bashkshortes që punon në shkollë në Bradash. Mu më kanë ngarku me rrogë të gruas edhe po del që unë i marr mbi 14 mijë euro në vit”, ka thënë Maloku.
Llapi.info lajmin “Mbi 14 mijë euro të hyrat vjetore të Avni Malokut (Dokument)” e ka bërë duke u bazuar në raportet e deklarimeve që ka publikuar Agjencia Kundër Korrupsionit, në raportin e së cilës thuhet se Maloku 8,028.00 i merr nga paga e buxhetit të Kosovës përmes bankës NLB dhe 6,240.24 nga paga e buxhetit të Kosovës përmes bankës ProCredit Bank.