Ekipi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë është shpallur fitues i turneut që është organizuar në kuadër të aktiviteteve që shënohen për nder të 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës, njofton Llapi.info. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në facebook në faqën zyrtare të Komunës së Podujevës.

Në këtë turne kanë marrë pjesë ekipe nga mbi 20 institucione shëndetësore nga niveli qendror dhe nga komunatë ndryshme të Kosovës.

Ky turne është organizuar nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe me organizimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS).

Turneu është karakterizuar me frymë garuese dhe lojëra cilësore./Llapi.info