Policia e Kosovës ka kontrolluar dje vendbanimin e një të dyshuari në fshatin Letanc, komuna e Podujevës, me ç’rast ka gjetur dhe ka konfiskuar armë, njofton raporti 24-orësh i Stacionit Policor në Podujevë, transmeton Llapi.info.
Në raport thuhet se me urdhëresë të gjykatës është kontrolluar lokacioni i të dyshuarit ku janë konfiskuar këto armë për të cilat i dyshuari nuk kishte autorizim të posedimit.
Armët e konfiskuara janë të këtyre llojeve:
- Dy kallashnikovë AK 47 me 14 fishek 7.62
- Një armë e llojit snajper ,25 fishek të kalibrave të ndryshëm
- Katër karikator të AK47
- Një palë dylbi
- Një sprej amerikan.
Stacioni Policor në Podujevë njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./Llapi.info