Mbrojtësi i Llapit Egzon Sinani, kishte paraqitje shumë të mira me skuadrën nga Podujeva në edicionin e fundit arriti që ti realizojë katër gola për ekipin e trajnerit Tahir Batatina.
I zhvilluar si futbollist në këtë ekip, Sinani është në kërkim të një ‘shtëpie’ të re. “Kam disa oferta dhe pres që shumë shpejt të vendos. Aktualisht nuk mund të përmend ndonjë skuadër konkrete”, ka thënë Egzon Sinani për Gazetaolle.com.
Sinani përpos mbrojtjes, mund të luaj edhe si mesfushor. /Olle