Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të OJQ-ve Lokale “Demokracia Fillon Këtu” , Shemsi Jashari dhe Kryetari i bashkësisë Islame të Podujevës, Bekim Jashari nënshkruan sot memorandum bashkëpunimi, transmeton Llapi.info.

Ky memorandum u nënshktua për të realizuar projekte të përbashkëta që kanë të bëjën me identifikimin e elementeve me prirje ekstreme në fazën e hershme dhe aktivitete që mundësojnë risocializimin e tyre në shoqëri, gjithashtu asistenca profesioinale për familjet e personave të identifikuar me prirje ekstreme.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje ata shpresojnë që një bashkëpunim i tillë të zgjerohet edhe në nivelet tjera të shoqërisë./Llapi.info
13