Sot duke filluar nga ora 16:30 në fshatin Lluzhan të Podujevës do të mbahet debat publik me qytetarë, njofton Llapi.info. Temë e diskutimit do të jetë “Korniza Afatmesme Buxhetore 2017- 2019”.
Debati është thirrurr nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu
Ky debat është thirrurr në bazë të nenit 68.3 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale nr. 03/L-40, nenit 8 të Udhëzimit Administrativ( MAPL) nr. 01/2015 për Transparencë në Komuna, nenit 66.3 të Statutit të Komunës së Podujevës nr. 01-1/298-10 dhe Qarkores Buxhetore 2017/01 për komuna./Llapi.info