Një person i dyshuar mashkull K/Shqiptar është arrestuar dje në fshatin Majac të komunës së Podujevës, transmeton Llapi.info.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njofton se i dyshuari ka qenë i kërkuar nga Policia dhe se është arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Sipas Policisë, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës në kohëzgjatje prej gjashtë ditëve./Llapi.info