Puseta e hapur pranë shkollës fillore “Xheladin Rekaliu” në Podujevë është bërë rrezik për jetën e nxënësve të kësaj shkolle, njofton Llapi.info.
Si rezultat i reshjeve të fundit kjo pusetë është mbushur plotë me ujë dhe si pasojë e kësaj kundërmon erë e keqe.
Përveç problemit me pusetë, rruga pranë kësaj shkolle pas reshejeve bëhet vështirë e kalueshme./Llapi.info