Reshat Blakçori nga Podujeva, ose si e quajnë të gjithë, Leka, tani më është një emër i njohur me aktivitetet dhe angazhimin e tij nëpërmes organizatës Iniciativa Vullnetare “RB”, të cilën ai e udhëheq.
Leka kur është fjala për aktivitetet në të mirën e qytetarëve, e në rend të parë për rininë, është i kudondodhur. Mbi të gjitha, ai di të sjell novacione idesh.
Kësaj radhe Leka e ka festuar 19 Qershorin, Ditën e Lirisë së Podujevës në mënyrë të veçantë.
Ai së bashku me aktivistët e organizatës ka vizituar vendet se nga ka lëvizur me popullatë për t’u mbrojtur dhe strehuar gjatë kohës së luftës.
Rrëfimi i Lekës ( video)
Leka më pastaj ka vizituar Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, për ta falënderuar Heroin Kombëtar dhe shokët e tij që i sollën lirinë, të cilën ai e gëzon bashkë me qytetarët e tjerë të Kosovës. /DritarjaOnline/
Falënderimi për Heroin ( video)