Ismet Shala nga fshati Bajçinë, komuna e Podujevës, i cili jeton në Basel të Zvicrës, do të luajë përkrah aktorëve të Holliwood-it, Guido Kessler, Erick Robert, Costas Mandylor, Maik Van Epple, Claudiu Wotan Möhring, Raymond, Angelo Borer, Roni Lepej, njofton Llapi.info.
Këtë për Llapi.info e ka për të ditur vet Shala i cili tregoi se para disa ditëve në Osjek të Kroacisë ka nënshkruar kontratën për filmin “Someone dies Tonight”.
“Së bashku me regjisorin Vjekoslav Katusi të enjtën kemi nënshkruar kontratën e filmit “Someone dies Tonight” në Osjek të Kroacisë, ku një pjesë e gjirimeve janë kryer dhe në shtator pritet të vazhdojnë pjesët e mbetura, pjesë e të cilave do të jem edhe unë”- tha Shala për Llapi.info.
Gjirimet e këtij filmi pritet të bëhen në Kroaci, Zvicër dhe Gjermani.
Ndërsa, filmi i parë në të cilin mori pjesë Shala në rolin e një detektivi është filmi“Balkan scam” i cili është vazhdim i tri serive tjera.
Skenari dhe regjia e këtij filmi janë realizuar nga Mensur Kadriu.
Ismet Shala për Llapi.info ka bërë të ditur se gjirimet e këtij filmi kanë përfunduar në tetor të vitit të kaluar.
“Filmi i parë që kam marrë pjesë është “Balkan scam”. Gjirimet i kena përfundu në muajin tetor 2015, mirëpo nuk e di sigurt se kur do të dal filmi sepse ajo nuk na takon neve aktorëve”- shtoi ndër të tjera Shala.
Ky është traileri i filmit “Balkan scam”
https://www.youtube.com/watch?v=SyoOsaj6ygY
Ndryshe, Ismet Shala kishe emigruar në Zvicërr për të një jetë më të mirë dhe kjo rezultoi duke u bërë aktor dhe duke luajtur kështu përkrahë aktrorëve të Holliwood-it.
Përpos aktrimit Shala merret edhe koreografi dhe njihet si një ndër më të mirët në Basel të Zvicrës./Llapi.info