Kreu i Podujevës nuk duket se është shumë i dhënë pas numrave. Ai ka disa vjet që nuk ia shënon vlerën pasurisë së tij të paluajtshme. Në formularin e këtij viti Veliu ka shënuar se ka pasuri të paluajtshme tokë e punuar (arë) 73.33 m2 e trashëguar, shtëpi me oborr 7 arë (1990) banesë 76.10 m2 e blerë në vitin 2008. Kësaj të fundit në formularët e viteve 2013 e 2014 i shkruante 85 mijë euro vlera. Ndërsa sivjet ai e ka rritur pasurinë e paluajtshme duke blerë në vitin 2015 edhe 10 arë truall me kredi dhe kursime, shkruan Koha.net, përcjell Llapi.info.
Kryetari i Komunës së Podujevës ka deklaruar se posedon para të gatshme të mbajtura në institucione bankare, 14 mijë e 719 euro. Vitin e kaluar ai kishte deklaruar para të gatshme 49 mijë e 32 euro në një bankë dhe 3 mijë e 5 euro në një bankë tjetër.
Agim Veliu ka shënuar se ka detyrime financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë 25 mijë euro kredi për blerjen e truallit për 5 vjet.
Të hyra vjetore Veliu ka shkuar pagën mujore prej 1.197.82 eurosh që e merr si kryetar komune. Por nuk ka shënuar edhe të hyrat e fëmijëve të tij. Dhe po ashtu asnjë veturë në pronësi të tij e as të fëmijëve.