Fondacionit “Freskia” është në përfundim të ndërtimit të shtëpisë për familjen me fëmijë jetim të Sh.Z. nga fshati Gllamnik i Podujevës, njofton Llapi.info. Lajmin për Llapi.info e ka bërë të ditur Besim Arbanashi nga Fondacioni “Freskia”.

Ndërtimin e kësaj shtëpie, sipas Arbanashit, e ka përkrahur JSP Personal service nga Manhaim.

Poashtu, në kuadër të aktiviteteve të këtij fondacioni së shpejti do të fillojë edhe ndërtimi i shtëpisë për familjen e N.S. nga fshati Bajqinë.

“Në mesin e projekteve humanitare të parapara me statut të Fondacionit “Freskia” është edhe ndërtimi dhe rinovimi i shtëpive për kategoritë sociale me nevoja të veçanta, e në veçanti familjet me femijë jetimë…Shumë shpejt shpresojmë të realizohet edhe ngritja e shtëpisë për familjen e N.S., nga Bajqina, donacion i familjes se Avdullah Hoxhës nga Podujeva”, ka thënë Arbanashi për Llapi.info.

Sipas tij, përzgjedhja e rasteve përfituese është bërë nga vet donatorët.

Ai ka ftuar të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të i bashkohen dhe në mënyrë të organizuar të kontribuojnë në shërbim të vendit, e në veçanti ndaj shtresave nevojtare.

Fondacioni “Freskia” është O.J.Q kosovare me seli në Prishtinë, e cila është themeluar në fund të vitit 2015, me fushë të veprimtarisë humanitare. Bashkepunëtorë dhe mbështetës i projekteve të Fondacionit “Freskia” janë donatorë vendor dhe njerez vullnetmirë nga mergata shqiptare./Llapi.info

13515375_990069397755503_24906180_n