Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka thirrur nesër më 24 qershor 2016 takim me qytetarë, transmeton Llapi.info.
Ky takim do të mbahet me fillim nga ora 11:00 në sallën e Kuvendit të Komunës së Podujevës. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Komunës në rrjetin social Facebook.
“Ky takim është thirrur në bazë të nenit 68.1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale nr. 03/L-40 dhe nenit 66.1 të Statutit të Komunës së Podujevës nr. 01-1/298-10” –thuhet në postimin e Komunës së Podujevës.
Tema e këtij takimi është Realizimi i projekteve të parapara për vitin 2016 (gjashtëmujori i parë)./Llapi.info