Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në fshatin Peran, komuna e Podujevës, me ç’rast 7 persona kanë mbetur të lënduar, njofton Llapi.info.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar Stacioni Policor në Podujevë, mirëpo ata nuk kanë bërë të ditura detaje tjera lidhur me rastin.

Ndërsa, Llapi.info ka kontaktuar me Qendrën Emergjente në Podujevë, ku mjeku kujdestar ka kofirmuar se nga aksidenti në Peran janë lënduar 7 persona.

“7 persona kanë marrë lëndime mesatare nga aksidenti në Peran. 4 nga të lënduarit janë meshkuj ndërsa 3 janë femra. ” – shtoi mjeku kujdestar për Llapi.info.

Ndër të tjera mjku kujdestar ka bërë të ditur se lënduarit në pamundësi për t’u diagnostifikuar në Qendrën Emergjente në Podujevë janë udhëzuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë./Llapi.info
aksidenti
aksident