Ndërtimi i infrastrukturës rrugore, kanalizimit dhe projekte të tjera që ngrisin cilësinë e jetës së qytetarëve, janë prioritet i Komunës së Podujevës për këtë vit. Kështu u tha në takimin e mbajtur sot nga Këshilli i Drejtorëve të Komunës së Podujevës.

Në takimin e mbajtur sot nga Këshilli i Drejtorëve të Komunës së Podujevës, u diskutua lidhur me dinamikën e realizimit të projekteve të planfikuara dhe procedimin e tyre.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, kërkoi anzhamin e drejtorëve që të iniciojnë procedurat në harmoni me Ligjin e Prokurimit Publik për realizimin e projekteve të miratuara me buxhetin e Komunës për vitin 2015.

Ai kërkoi respektimin e afateve kohore dhe mbikëqyrje sistematike të cilësisë së kryerjes së punëve nga operatorët ekonomikë.

Drejtorët e drejtorive prezantuan projektet e planifikuara për këtë vit dhe dinamikën e paraparë për realizimin e tyre, me ç’rast vlerësuan se është duke u respektuar dinamika e procedimit dhe realizmit të projekteve sipas planifikimeve buxhetore.

Sajpërketë kategorisë së subvencionimeve prioritet vazhdon të jetë bujqësia./llapi.info