Qytetarë të shumtë, këto ditë të nxehta vere, kanë zgjedhur t’i kalojnë në Liqenin e Batllavës, njofton Klan Kosova.

Këtë vit, vizitorët, pos peshkimit, larjes e freskimit, do ta kenë mundësinë të shijojnë edhe disa aktivitete tjera, që këtu po bëhen për herë të parë.

Liqeni i Batllavës është krijuar artificialisht në vitet e 70-ta, dhe gjendet në fshatin me po të njëjtin emër, që i takon komunës së Podujevës.