Nënryetari i Komunës së Podujevës,  Nexhmi Rudari, ka pritur sot në një takim udhëheqësen e Shoqatës për trajtimin e fëmijëve me autizëm,  Shpresa Xhakli, njofton kumtesa komunale, përcjell Llapi.info

Sipas kumtesës komunale, në takim u diskutua për gjetjen e mundësive të bashkëpunimit në mes të komunës së Podujevës dhe shoqatës në fjalë.

Nënkryetari Rudari ka vlerësuar kontributin e Shoqatës për trajtimin e fëmijëve me autizëm dhe ka shpehur gatishmërinë e komunës së Podujevës për gjetjen e formave dhe mundësive për bashkëpunim.

“Ne do të jemi partner të secilës nismë, e cila ka për qëllim trajnimin dhe rritjen njohurive, qoftë të prindërve dhe të stafit mësimorë, gjë e cila do të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve për këtë kategori të veçante të shoqërisë”, ka thënë Rudari.

Përfaqësuesja e shoqatës Shpresa Xhakli, e falënderoi nënkryetarin Rudari për gatishmërinë e treguar, ndërsa nga komuna e Podujevës kërkoi bashkëpunim për identifikimin e ndonjë lokacioni të përshtatshëm ku do të organizoheshin trajnime për këtë kategori.

Qëllimi i bashkëpunimit në mes të shoqatës dhe Komunës së Podujevës është organizimi i trajnimeve për fëmijët me autizëm, prindërit e mësuesit./Llapi.info