Kuvendi komunal në Podujevë në mbledhjen e fundit ka miratuar Planin e Veprimit për Energji të Qëndrueshme për Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.

Plani i Veprimit për Energji të Qëndrueshme është projekt i financuar dhe përkrahur nga Ministria Gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim dhe nga Qeveria Zvicrane. Ky plan është implementuar nëpërmjet fondit të hapur regjional për modernizimin e shërbimeve komunale dhe fondit të hapur regjional për efiçiencë të energjisë së shoqatës gjermane GIZ.

Ky plan parashihet të implementohet deri në vitin 2020.

Sipas bartësit të këtij projekti, Rasim Fejzës, Komuna e Podujevës është komuna e parë në Kosovë që ka shpreh interesim për t’u bashkuar me konventen e asociacionit të komunave të shteteve të ndryshme të botës në Komisionin Evropian me seli në Bruksel.

“Komuna jonë ka burime të shumta të energjisë së burimeve të ripërtrishme, si ato të erës, të ujit, diellit apo energjisë solare. Përdorimi i energjisë së burime të ripërtrishme do të mundëson furnizimin e rregullt me energji efiçiente dhe që ndikon pozitivisht në mjedis pasi që në masë të madhe do të ulen emetimi i gazrave serre si dioksid të karbonit si në fushat e ndërtimit, transportit publik, ndriqimit publik e të tjera.” tha ndër të tjera Fejza duke prezantuar planin e këtij projekti.

Këtë plan e ka mbështetur edhe opozita duke e parë si të rëndësishëm dhe duke dëshiruar që ky të implementohet deri në afatin e paraparë./Llapi.info