Llapi ka arritur marrëveshje me mesfushorin gjilanas Filonit Shaqiri.

Ish-futbollisti i Gjilanit ka vendosur që t’i bashkohet projektit të Llapit që është mjaftë serioz.

Burime të Gazetaolle.com bëjnë të ditur se lojtari tashmë ka arritur marrëveshje me klubin dhe brenda këtyre ditëve pritet që të bëhet zyrtare, përcjell Llapi.info.

Menaxheri i tij, Betim Zeqiri, ka treguar e lojtari tashmë ka klub të ri përmes një postimi në facebook, ndërsa gazeta ka mësuar se klubi i ri është pikërisht Llapi.

Gjilani ka humbur njërin prej mesfushorëve më të mirë që kishte sezonin e shkuar.

Shaqiri më parë ka luajtur edhe për Drenicën, ndërsa si lojtar është formuar në shkollën e futbollit Prishtina.