Nga nesër  prej orës 18:00 do të hapet shëtitorja në Komunën e Podujevës, përkatëissht në në rrugën “Zahir Pajaziti”, njofton Llapi.info.  Vendimin për mbylljen e përkohshme të kësaj rruge e ka marrë ditë më parë Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim (DSHPMSH) në Podujevë.

Periudha e hapjes së shëtitores do të jetë nga 1 korriku deri më 31 gusht 2016 nga ora 18:00 deri në orën 00:00.

Në njoftimin e lëshuar nga komuna thuhet se vendimi është marrë për mbylljen e përkohshme të rrugës “Zahir Pajaziti” (Segmenti i rrugës nga udhëkryqi i  rrugës “Zahir Pajaziti – rruga “Ilir Konushevci” deri në udhëkryqin e rrugës “Zahir Pajaziti” – “Rruga 20 Qershori”).

Ky vendim është marrë pas kërkesave të shumta të qytetarëve për shtimin e rrugëve të lira dhe shëtitjeve të qeta dhe ka për qëllim krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe mërgimtarët e shumtë që kthehen në vendlindje dhe që dalin për shëtitje në orët e mbrëmjes./Llapi.info

13516624_1721078061475230_6983596751589790138_n