Iniciativa Vullnetare “RB” ka përfunduar me sukses aksionin për jetimë dhe skamnorë në prag të Fiter Bajramit, njofton Llapi.info. Kjo është bëre e ditur përmes një postimi në faqën zyrtarë në Facebook të “RB”-së. Pas aktivitetit dy ditor, ata dje kanë shpërndarë 32 pako me gjëra ushqimore dhe higjenike.

Këtyre pakove u janë shtuar nga 15 kg miell, pako këto të dhuruara nga Xhamia e Qytetit “Met Podjeva”.

Iniciativa Vullnetare “RB” ka falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë aktivitet, duke përmendur edhe vullnetarët si: Rinor Hakaj, Leonita Breznica, Lirona Ejupi, Dalfina Shabani, Blinera Fejzullahu, Ganimete Demolli, Bleranda Spahiu, Leonora Islami, Ardit Jakupi, Valdrina Abdullahu, Ebuhare Kamerolli, Blerton Namani, Reshat Blakçor, Rilind Hakaj, Arben Neziri dhe nga xhamia “Met Podieva”, Gent Jetullahu.

Iniciativa Vullnetare “RB” një aksion të tillë e kishte organizuar edhe vitin e kaluar./Llapi.info

13557745_1126488830742361_8261586288124122904_n
13606732_1126488807409030_8439437925281158963_n
13537715_1126489040742340_2429472896594561219_n