OJQ. “Devotshmëria” nën moton ‪#‎BAMIRËSIA NUK TË VARFËRON përgjatë dhjetë ditëve ka realizuar projektin e shpërndarjes së pakove ushqimore për rreth 200 familje, njofton Llapi.info. Lajmi është bërë i ditur përmes faqës zyrtare në Facebook të OJQ. “Devotshmëria”

Familjet përfituese ishin familjet me fëmijë jetim, familjet e dëshmorëve, invalidëve, familjet e personave me aftësi të kufizuara, disa të moshuar e të moshuara të vetme dhe familjet me gjendje të rëndë sociale.

Përmes këtij projekti OJQ. “Devotshmëria” ka synuar që sadopak tu dal në ndihmë kësaj kategorie që jetojnë mes shpresës për një të ardhme më të mirë dhe mjerimit aktual që e jetojnë.

Ata kanë falenderuar të gjithë donatorët e këtyre pakove si bizneset, ashtu dhe individët që Zoti t’i shpërblejë për atë çka dhuruan dhe për besimin që kishin tek ta që ti dërgojnë pakot deri tek nevojtarët. Poashtu, ata kanë falenderuar të gjithë vullnetarët që u bashkuan në terren për dhjetë ditë me radhë.

OJQ. “Devotshmëria” u ka uruar të gjithëve festën e Fitër Bajramit duke u lutur që festat tjera të gjithë të kenë një mirëqenie më të mirë./Llapi.info

13600180_1123444454395165_2487117425952621851_n
13439217_1123444697728474_8141484760390958880_n
13557780_1123444151061862_1151582496163778938_n