Është bërë falja e Fitër Bajramit në Xhaminë e Vjetër në Podujevë, njofton Llapi.info.
Në faljen e Fitër Bajramit në këtë xhami ishte një numër i madh i qytetarëve, të cilëve u është drejtuar imami i kësaj xhamie, Imri Llugaliu.
Llugaliu në fund të fjalimit të tij tha se jemi tubuar sot në këtë ditë të Fitër Bajramit që së bashku të adhurojmë Zotin, ta nderojmë njëri-tjetrin, ta nderojmë tokën tonë që na e ka falur Zoti dhe të bëjmë senxhde në këtë tokë.
“Festojmë me program të Zotit me këshilla të tij, ashtu siç na mësoi ai…”, ka thënë Llugaliu.
Llapi.info në facebook të portalit bëri transmetimin direkt nga falja e Fitër Bajramit në këtë xhami./Llapi.info