Shoqatën HANDIKOS në Podujevë, sot e vizitoi një delegacion nga Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale, i cili ishte në përbërje nga Fatlume Jaha – këshilltare politike e ministrit të MPMS, Vjosa Emini – zyrtare për persona me aftësi të kufizuara dhe Shkumbin Veliu – zyrtar i lartë për hartim të legjislacionit.

Në takimin ku ishte prezent edhe Fidan Rekaliu – këshilltar politik i ministrit të Infrastrukturës, menaxheri i HANDIKOS-it në Podujevë, Xhevat Kapiti i njoftoi mysafirët për punën dhe aktivitetet e kësaj shoqate dhe sfidat me të cilat përballen, si dhe planet për të ardhmen.

Poashtu Kapiti shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që po e jep Komuna e Podujevës për këtë organizatë, duke thënë se ky partneritet është model edhe për komunat e tjera.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e MPMS u interesuan për kushtet në të cilat funksionon HANDIKOS-i në Podujevë, duke shprehur gatishmërinë e tyre për përkrahjen e kësaj shoqate nga kjo Ministri. /Llapi.info/