Një fëmijë rreth moshës 2-vjeçare ka vdekur dje si pasojë e rënies në një pishinë të shtëpisë së tij, njofton Llapi.info. Lajmin për portalin Llapi.info e ka konfirmuar Zyrtarja për Infomim në Policinë e Stacionit të Podujevës, Antigona Çitaku-Dibrani.

Sipas Çitaku-Dibranit, në polici rasti është raportuar në ora 17:55. Ajo ka treguar se sipas babait të fëmijës, fëmija ka rënë aksidentalisht në pishinën, e cili ka qenë në oborr të shtëpisë.

“Fëmija është dërguar menjëherë në QKUK. Vdekja e fëmijës është konstatuar në QKUK në ora 17:20”, ka thënë Çitaku-Dibrani./Llapi.info