Rrjeti i OJQ-ve lokale “Demokracia Fillo Këtu”, ka kritikuar kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, transmeton Llapi.info.
Kritikat kanë të bëjnë me punësimin e rreth 680 punëtorëve në fabrikën për përpunimin e pemëve dhe perimeve në Podujevë, ku sipas këtij rrjeti të OJQ-ve lokale Veliu ka penguar procesin e punësimit./Llapi.info
Ky është postimi i plotë i rrjetit të OJQ-ve lokale “Demokracia Fillon Këtu”:
“Me rëndësi..
Kryetari i komunës Podujevë, Agim Veliu pengon punësimin e mbi 680 punëtorëve ne Podujevë
Kryetari, Agim Veliu me fuqin e vet të votës dhe manipulimin e kuvendit komunal është duke penguar seriozisht bizneset të cilat nuk kan marrveshje paraprakisht me të.
Rasti i fundit i hapjes se fabrikës në Podujeve nga Kompania Philippos Food Kosovo L.L.C. degë e kompanisë “Philipoos Holding GmbH & Co. KG„ me seli në Gjermani, e cila ka veprimtari kryesore përpunimin e produkteve ushqimore nga industria përkatëse (mbjelljen, kultivimin dhe përpunimin e perimeve është mjaft shqetsuese.
Një hulumtim i bërë nga rrjeti i organizatave Jo qeveritare “ Demokracia Fillon Këtu” i cili do të bëhët se shpejti publik, tregon se kryetari Agim Veliu është duke penguar hapjen e fabrikës dhe duke rrezikuar seriozisht punësimin e mbi 680 punëtorëve.
Detajet bëhën publike në prezentimin e hulumtimt.
Shemsi Jashari
Drejtor Ekzekutiv
DFK”