Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Podujevës ka mbajtur takimin e rregullt ku është diskutuar për raportin e auditorit të jashtëm për vitin 2015, njofton Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim e Komunës së Podujevës, transmeton Llapi.info.
Në takimin e sotëm të Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Podujevës, të cilin e udhëhoqi kryetari Agim Veliu, u diskutua për raportin e auditorit të jashtëm për vitin 2015.
Duke iu referuar raportit të Auditorit të jashtëm, Veliu tha se opinioni për komunën e Podujevës për vitin 2015 është i pakualifikuar me theksim të çështjes, pra është opinion pozitiv.
Ndërsa për plotësimin e rekomandimeve të auditorit të jashtëm, do të hartohet një plan i veprimit dhe kjo do të bëhet në koordinim me Njësinë e auditorit të brendshëm.
Po ashtu Veliu tha se komuna e Podujevës në partneritet me Ministrinë e Financave do të organizojnë një punëtori e cila do të ketë temë trajtimi “Raportin e vetëvlerësimit të komunës së Podujevës”. /Llapi.info.