Banorët e një objekti kolektiv në Podujevë po ndihen të rrezikuar nga rënia e pllakave të çatisë.

Sipas tyre, këto pllaka që janë të vendosura në vend të tjegullave mund të jenë fatale në rast se i bien ndokujt.

Ata thonë se kanë nënshkruar edhe një peticion, nëpërmjet të cilit kanë kërkuar ndërhyrjen e Komunës. 34 banuesit e këtij objekti e kanë nënshkruar edhe një peticion, të cilin ua kanë dorëzuar komunarëve.

E, zyrtarët komunalë të Podujevës vetëm shpresojnë të mos ndodh njësoj sikur në Prizren.

Drejtori për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, thotë se krejt çka mund të bëjnë ata, është një raport për gjendjen faktike.

TV Arta ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarët e Ndërmarrjes Banesore, por ata kanë qenë të paqasshëm.

https://vimeo.com/173935696