Një person 83-vjeçar, banues i Prishtinës, dje në mbrëmje, rreth orës 19:00 është mbytur në liqenin e Batllavës.

Për Koha.net lajmin e ka konfirmuar drejtori i zjarrfikësve, Latif Zeka i cili ka qenë në vend të ngjarjes.

Kufoma e të ndjerit është nxjerrë nga liqeni dhe dyshohet se ka qenë vetëvrasje.

Llapi.info ka provuar të kontaktoj me Zëdhënsen për Informim në Policinë e Stacionit të Podujevës, Antigona Çitaku- Dibrani, por, kjo e fundit nuk është lajmëruar në telefon.

Siç mëson Llapi.info, 83-vjeçari para se të vetëvritej ka telefonuar policinë dhe u ka treguar se do të vetëvritje. Madje, ai u ka treguar edhe vendin e vetëvrasjes, duke u thënë se do të vetëvritjes tek Ura e Orllanit, por, ai është vetëvrarë tek Baraina./Llapi.info