Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 08:00 në afërsi të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Podujevë, njofton Llapi.info.

Siç mësohet, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Llapi.info ka kontaktuar mjekun kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë, i cili ka thënë se nuk ka pasur të lënduar nga ky aksident./Llapi.info