Zëdhënsja për Informim në Policinë e Stacionit të Podujevës, Antigona Çitaku- Dibrani, ka thënë për portalin Llapi.info se personi që është vetëvrarë dje në liqenin e Balltavës ka thirrur policinë dhe u ka thënë se do të vetëvritet.
“Dje rreth orës 19:00 një person ka thirrur numrin 192 dhe ka thënë se do të vetëvritet. Ne e kemi njoftuar Qendren Emergjente dhe zhytësat. Njësitet policiore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Atu është gjetur një telefon, që e kemi konfirmuar se ka qenë i tij. Poashtu, është gjetur edhe një krroqe në breg të liqenit. Gjashtë metra në ujë, policia ka parë trupin dhe së bashku me qytetarët e kanë nxjerr trupin e të moshuarit. Mjekët kanë konfirmuar se personi ka qenë pa shenja jetë”, ka thënë Çitaku- Dibrani për Llapi.info.
Ajo ka treguar se e gjithë kjo ngjarje ka ndodhur për 40 minuta.
Personi që është vetëvrarë dje në liqenin e Batllavës është nga fshati Ballaban i Prishtinës./Llapi.info