Një serb është arrestuar në Merdarë, më 08.07.2016, rreth orës 14:40.
Ai kishte me vete dokumente jovalide.
“Është arrestuar një mashkull serb pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme që dyshohet se i përkasin strukturave paralele serbe. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporton Policia e Kosovës.