Komuna e Podujevës ka publikuar disa fotografi të reja të urës e cila do të ndërtohet në lumin Llap, transmeton Llapi.info.
Këto fotografi janë publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Podujevës në Facebook.
Punimet për ndërtimin e kësaj ure kanë filluar dhe pritet të zgjasin 90 ditë, ndërsa kostoja e ndërtimit të saj është 58.741.03 euro.
Punët për ndërtimin e kësaj ure do të kryej kompania “Konstruktori”./Llapi.info