Organizata joqeveritare “Lidhja Rinore Blue/Blue Youth League” ka dhënë një deklarim të emër të kryesisë së saj lidhur me debatet e fundit që kanë të bëjnë me zhvillimet ekonomike dhe politike në komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.
Po ju përcjellim të plotë qëndrimin e OJQ-së “Lidhja Rinore Blue/Blue Youth League”:
“Të nderuar qytetarë të Podujevës,
Organizata joqeveritare “Lidhja Rinore Blue/Blue Youth League” ka katër vjet që funksionon në komunën tonë, pra komunën e Podujevës. Si e tillë është organizata më e madhe në bazë të numrit të anëtarëve dhe aktiviteteve të realizuara.
Kemi ngritur ura bashkëpunimi me organizatat e komuniteteve joshumicë “Handikosin” si dhe organizata tjera të cilat zhvillojnë aktivitete në Podujevë.
Këto janë disa nga arsyet të cilat na japin mundësinë dhe të drejten të flasim për zhvillimet politike dhe ekonomike në komunën tonë.
Ne OJQ-ja “Lidhja Rinore Blue” i gëzohemi zhvillimit të komunës sonë në të gjitha segmentet, qofshin ato ekonomike, infrastrukturore, shëndetësore, apo jetës kulturore e arsimore.
Shoqëria civile është diçka në mes shtetit dhe familjes dhe ka për obligim që t’i mbrojë interesat e qytetarëve me format e saj, por assesi të bëhet zë i zi në pengimin e përmirësimit të jetës së qytetarëve.
Ne do të jemi përkrahës të projekteve të cilat e përmirësojnë jetën e qytetarëve të komunës sonë, por do ta ngremë zërin kundër atyre që punojnë kundër interesave të qytetarëve e për interesa grupore apo personale, qofshin edhe kolegë tanë nga shoqëra civile.
Kryesia e LRB-së”