Një person i moshës 30 vjeçare është plagosur sot, para pak çastesh, në Herticë të Podujevës, njofton Llapi.info.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Podujevës, Antigona Çitaku e cila tha se janë njoftuar nga Qendra Emergjente në Podujevë se një person është plagosur.
“Emergjenca na ka njoftuar se një person ka ardhur i plagosur dhe njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë shoqëruar të plagosurin për në QKUK”- tha ndër të tjera Çitaku për Llapi.info.
Sipas familjarëve plagosja ka ndodhur aksidentalisht nga i lënduari, njofton Çitaku, mirëpo sipas saj akoma nuk është vërtetuar nëse personi në fjalë është vetaksidentuar apo ka ndodhur diçka tjerë.
“Sipas familjarëve personi i lënduar është plagosur aksidentalisht, mirëpo të gjitha njësitet relevante e kanë lokalizuar vendin e ngjarjes dhe akoma nuk është vërtetuar se si ka ndodhur ngjarja”- shtoi Çitaku./Llapi.info