Dy persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë janë arrestuar pasi që kanë tentuar të vjedhin duke hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës femër K/Shqiptare, njofton Policia e Kosovës, transmeton Llapi.info.
Policia njofton se viktima ishte e pranishme në shtëpi dhe i është ofruar tretman mjeksorë, ndërsa të dyshuarve u janë konfiskuar një veturë, dy telefona celularë dhe një kaçavidë.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në majtje./Llapi.info