Hoxhë Shefqet Krasniqi i njohur për një gjuhë të ashpër rreth fesë islame, nuk po gjen përkrahje as nga njerëz të fushës së tij.

Ndonëse ai në gjithë ligjëratat e dhe fjalimet e tija, flet në emër të islamit, një hoxhë tjetër është shprehur se Krasniqi nuk e përfaqëson islamin në Kosovë, dhe se as ai vet nuk ndihet i përfaqësuar nga ai.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Podujevë, imam Bekim Jashari në emisionin “Republika” në Tribuna Channel ka deklaruar se Shefqet Krasniqi nuk e përfaqëson fenë islame në Kosovë.