Keqpërdorimi i ujit të pijshëm ka bërë që ai të mos arrijë në të gjitha zonat e Podujevës në mënyrë të barabartë. Për këtë arsye, llapjanët po ballafaqohen me reduktime të ujit këto ditë, njofton Llapi.info.
Zëdhënsja për media në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal (KUR) ”Prishtina”, Arjeta Mjeku, përmes imellës ka thënë për Llapi.info se keqpërdorimi i ujit të pijshëm po shkakon mungesë të shpërndarjes së barabartë të ujit në Podujevë.
“Ne jemi duke punuar me kapacitete maksimale nga sistemi i Batllavës, por ka rreth një javë që uji i pijshëm ka filluar të merr përmasa shqetësuese duke u keqpërdorur saqë nuk po arrin në disa zona të Podujevës”, ka thënë Mjeku për Llapi.info
Ajo ka kërkuar shpenzim racional të ujit të pijshëm në mënyrë që të ketë shpërndarje të barabartë të ujit për të gjithë./Llapi.info