Janë asfaltuar disa rrugët  në “Lagjen e Re” në Peran dhe në  lagjet “Idrizi” dhe “Orrzhana” në Bradash, Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim e Komunës së Podujevës, transmeton Llapi.info.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot fshatrat Peran dhe Bradash, për të përcjell nga afër punimet në asfaltimin e këtyre rrugëve.

Gjatë inspektimit të punimeve, Veliu tha se ndërtimi i infrastrukturës rrugore vazhdon të jetë prioritet në investimet kapitale nga Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Podujevës.

“Asfaltimi i këtyre  rrugëve është në mesin e dhjetëra projekteve që po realizohen sivjet në lokalite të ndryshme në qytet dhe fshatra të komunës sonë”, tha Veliu, duke përgëzuar banorët e lagjeve për rrugët e asfaltuara.

Banorët e këtyre lagjeve u shprehën mirënjohës për investimin e bërë, ngase sipas tyre këto rrugë ua lehtësojnë qarkullimin dhe lidhjen me fshtrat e tjera si dhe me rugën rajonale./Llapi.info