Një person i dyshuar mashkull, shtetas i Gjermanisë është arrestuar dje në pikën kufitare në Merdarë, transmeton Llapi.info.
Sipas Raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar pasi që dyshohet se ka falsifikuar-ndërhyrë në targa të veturës gjermane.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Llapi.info