Alban Rexhepi arriti marrëveshje njëvjeçare me Llapin, madje stërviti për disa ditë te skuadra e Tahir Batatinës, por ai nuk do të jetë më pjesë e këtij klubi.
Mesfushori i krahut do të rikthehet të skuadra shqiptare e Laçit, aty ku kishte bërë karrierë para disa sezoneve.
Arsye e kalimit në Shqipëri janë kushtet më të mira financiare.
Burime të Gazeta Sheshi njoftojnë se lojtari nesër do t’i bashkohet Laçit në stërvitje.
Rexhepi edicionin e fundit luajti për Gjilanin dhe ishte njëri nga më të mirët.